• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vjen reagimi i klubit të AEK: Dinamo i dinte të gjitha këto, klubi kroat është fajtor së bashku me policinë

08/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët e Dinamo Zagrebit dhe AEK-ut janë përplasur mbrëmë në Athinë në prag të ndeshjes mes këtyre klubeve, e cila duhej të zhvillohej sonte në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese të Champions League.

Një tifoz grek u godit me thikë nga kroatët dhe vdiq në spital. Sipas disa mediave greke janë arrestuar 96 persona, nga të cilët 82 kroatë. Ndeshja është shtyrë dhe pritet një deklaratë zyrtare nga UEFA, shkruan GazetaBlic Sport.

Përfaqësuesit e AEK-ut u larguan të zemëruar nga takimi i mëngjesit të sotëm me UEFA-n, ku akuzuan ashpër Dinamon dhe policinë, raportojnë mediat greke. Drejtori i AEK-ut, Giorgos Kosmas tha se “është e paimagjinueshme që ai të jetë në të njëjtin vend dhe të flasë me njerëz nga klubi i Zagrebit që dinin për karvanin e tifozëve të tyre, i cili erdhi pavarësisht ndalimit të UEFA-s”.

Kosmas ka akuzuar Dinamon dhe policinë përgjegjëse për ngjarjen. “Ata dinin gjithçka dhe e lejuan të ndodhte. Do të ishte e pamendueshme, e pahijshme dhe e pamoralshme të luhej një ndeshje pas vrasjes së një tifozi”, shtoi drejtori i AEK-ut.

/GazetaBlic Sport


Next Post

Klubi portugez krijon fanellën e veçantë në nder të Ronaldos, rekord shitjesh brenda pak ditësh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.