Një i vdekur nga thika, një tifoz i AEK-ut dhe dhjetë të tjerë të plagosur, si dhe dhjetëra të arrestuar, është rrëfimi i ngjarjeve të rënda të shkaktuara nga huliganët e Dinamo Zagrebit në New Filadelfia në orët e vona të së hënës.
Sipas shifrave të para, mbi 100 tifozë të organizuar të Dinamos, pavarësisht se lëvizja e tifozëve nga Kroacia është ndaluar në prag të ndeshjes së futbollit mes dy skuadrave në stadiumin “OPAP Arena”.
Bilanci i sherrit është i jashtëzakonshëm pasi janë përfshirë mbi 400 vetë. Në total, janë arrestuar 82 tifozë kroatë, 1 gjerman, 1 shqiptar, 1 boshnjak dhe 12 grekë. Ndërkohë, në spital kanë përfunduar 8 tifozë nga të cilët, 5 janë greke dhe 3 kroatë, teksa fatkeqësisht edhe një tifoz grek ka ndërruar jetë.
Official information #Athens
#AEK🇬🇷 – #Dinamo 🇭🇷 fight:
ca400 involved82 Croats arrested
1 German, 1 Albanian, 1 Austrian & 1 Bosnian arrested
12 Greeks arrested
5 Greeks in hospital
3 Croats in hospital
A 29-years ( he was not 22 years old) AEK fan dead#Russia #USA pic.twitter.com/nssTIBgySA— Neutral zone (@fanatico_japan) August 8, 2023
PANORAMASPORT.AL