Monday, 23. March 2026
Sport

Klubi portugez krijon fanellën e veçantë në nder të Ronaldos, rekord shitjesh brenda pak ditësh

GS 08/08/2023 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo i ka kapërcyer përmasat e një futbollisti. Tashmë emri i tij është kthyer në një markë. Një fakt ky, të cilin e vërteton edhe veprimi i fundit i Sportingut të Lisbonës.

Klubi i tij i parë profesionist ka vendosur të krijojë një fanellë të veçantë në nder të 5 herë fituesit të Topit të Artë.

Fanella e tretë e Sportingut të Lisbonës për sezonin 2023/24 do të mbajë të shënuar “CR7” në vend të logos së “Nike”.

Mësohet se marka në fjalë e veshjeve sportive i ka shitur të gjitha fanellat që kishte në dispozicion brenda një afati mjaft të shkurtër kohor. Shitja e këtyre fanellave deri më tani ka gjeneruar 750 mijë euro fitime neto, duke shënuar rekord për klubin portugez për sa i përket numrit më të lartë të shitjeve në periudhën e parë të daljes në treg.


Teilen: