Futbollisti i njohur i futbollit shqiptar, Besar Musolli ka vazhduar karrierën në Superligën e Kosovës pas largimit nga Gjilani.
Musolli ka firmosur kontratë me ekipin e Llapit nga Podujeva, shkruan Lajmi.net
Mesfushori shqiptar ka firmosur deri në sezonin e ardhshëm me ekipin e Tahir Batatinas.
“Mesfushori llapjan me shumë eksperiencë në futbollin kosovar dhe atë shqiptar, Besar Musolli rikthehet në vendlindje dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin tonë.
“Pas tri viteve tek skuadra e Gjilanit, Musolli do vijoj t’i mbroj ngjyrat bardhekaltër të klubit tonë në edicionin e ri.
Ish-kapiteni i Kukësit është prezantuar në ambientet e klubit tonë në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella.”, shkruhet në njofitmin e klubit