Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar disa rezultate shumë interesante, teksa nuk kanë munguar surprizat. Ashtu si në turnet paraardhëse, protagoniste ka qenë përsëri skuadra e Klaksvik.
Ekipi i fshatit me pak më shumë se 5 mijë e 32 banorë në Ishujt Faroe, pasi eliminoi Ferencvaroshin dhe Haken, sot ka mundur edhe Molde të Norvegjisë në ndeshjen e parë në fushën e saj. Një sukses 2-1 me përmbysje për ekipin e Klaksvik, që do të tentojë të bëjë mrekullinë edhe në tranafertë, për të shkuar në play-off të turneut më të rëndësishëm për klube në kontinent.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera bien në sy fitoret e thella të PSV, Braga dhe Gallatasaraj, që kanë siguruar thuajse që në ndeshjen e parë kualifikimin.
Në fushë sot ishte edhe një futbollist i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili luajti disa minuta në pjesën e dytë të ndeshjes që Sparta Praga ku aktivizohet ai, barazoi pa gola në transfertë përballë Kopenhagës.
REZULTATET
Kopenhagë-Sparta Pragë 0-0
Rakov-Aris 2-1
PSV-Shturm Grac 4-1
Klaksvik-Molde 2-1
Braga-TSC 3-0
Olimpija Ljubljana-Gallatasaraj 0-3
PANORAMASPORT.AL