Monday, 23. March 2026
Sport

“Trofeu Berluskoni”/ Vendosin 11-metërshat, Milani triumfon ndaj Monzës në duelin special (VIDEO) 

GS 08/08/2023 1 Min. Lesezeit

U zhvillua sot në mbrëmje, dueli special mes Monzës dhe Milanit, i vlefshëm për trofeun “Berluskoni”, teksa ishin kuqezinjtë e Piolit ata që arritën të ngrinin lartë trofeun, duke triumfuar me 11-metërsha (6-7). Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, teksa të dyja golat u shënuan në pjesën e parë.  

Trofeu

Fillimisht ishte Pulisiç që në minutën e 29-të, gjeti golin e parë me fanellën e Milanit, ndërkohë që Kolpani barazoi shifrat në minutën e 32-të. Fragmenti i dytë i ndeshjes nuk prodhoi gola, teksa për sa i përket penalltive, i vetmi që gaboi në radhët e Mozës ishte futbollisti Birindeli.  

F3BmZDYXEAMSqfv

Vlen të theksohet fakti se ish-presidenti i ndjerë, Silvio Berluskoni është historia e Milanit dhe Monzës dhe konceptimi i trofeut “Silvio Berluskoni” është pasojë e natyrshme e saj.

Në këtë duel të dy skuadrat veshën fanella me një logo të veçantë dhe me qëllim të veçantë bamirës. 

GOLI I PULISIÇ: VIDEO

GOLI I KOLPANIT: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

Teilen: