Premier League po heton pagesat e Chelsea për kompanitë sekrete offshore nën drejtimin e Roman Abramovich.
Sipas Daily Mail duke iu referuar The Times, pronarët e rinj të klubit zbuluan një sërë transaksionesh të parregullta në procesin e blerjes dhe njoftuan Federatën e Futbollit të Anglisë (FA), Premier League dhe UEFA.
Ndërsa shkelja e mundshme e rregullave ndodhi nën Abramovich, Chelsea mund të përballet me një dënim të ashpër nga Premier League në formën e një gjobe dhe heqje pikësh.
Burime të njohura me rastin thanë se u identifikuan pagesa për rreth gjashtë kompani offshore. Pagesat, të vlerësuara në miliona, dyshohet se lidheshin me transferimin e lojtarëve që nuk ishin regjistruar si pjesë e raportimit financiar në Premier League dhe UEFA.
Përveç kësaj, disa nga kompanitë offshore ishin të lidhura me agjentë dhe ndërmjetës futbolli, dhe disa me Rusinë, megjithëse ende nuk është bërë e mundur të përcaktohet se kush qëndron pas kompanive të tjera.
Kujtojmë se në pranverën e vitit 2022, biznesmeni rus Roman Abramovich shiti Chelsea. Pronari i ri është Todd Bowley. Grupi i pronësisë së Chelsea përfundoi blerjen e klubit më 30 maj 2022.