Monday, 23. March 2026
Sport

Përleshja e tifozëve, në Shqipëri arrestohet një kroat 20-vjeçar

GS 09/08/2023 1 Min. Lesezeit

Ndeshja mes AEK Athens dhe Dinamo Zagreb e paraparë të zhvillohej mbrëmë u shty për një datë tjetër për shkak të përleshjeve masive mes tifozëve, ku la të vdekur një prej tyre dhe shumë të lënduar.

Mediat në Kroaci raportojnë se një i përfshirë në këto trazira është arrestuar mbrëmë në Shqipëri, shkruan Lajmi.net

  

Tifozi i arrestuar dhe që besohet se ishte i përfshirë në këto rrahje masive është vetëm 20-vjeçar.

Gjithashtu një kontrollë e rreptë është duke u shfaqur edhe sot gjatë ditës, ku një numër i madh tifozësh nga Marseille pritet të udhëtojnë në Greqi për ta përkrahur ekipin, që luan ndaj Panathinaikos./Lajmi.net/

  

  


Teilen: