Skuadra e Chelseat dje gjatë ditës publikoi numrat e skuadrës për sezonin e ri 2023/24.
Blutë e Londrës nuk kanë llogaritur fare në tre yjet e skuadrës. Bëhet fjalë për Hakim Ziyech, Romelu Lukakun dhe Callum Hudson-Odoi, shkruan Lajmi.net
Të tre lojtarët as që janë futur në listën e klubit që ka si trajner argjentinasin, Pochettino.
Ziyech ishte afër marrëveshjes me Al Nassr, por kishte dështuar në testet mjekësore.
Kurse Romelu Lukaku është shumë pranë transferimit në ekipin e Juventusit.
Në anën tjetër, vendimi për ta larguar Hudson-Odoin ka befasuar tifozët e Chelseat./Lajmi.net/
No official shirt number for Hakim Ziyech, Romelu Lukaku and Callum Hudson-Odoi. 🔵 #CFC
Chelsea expect all of them to leave the club in the next weeks. pic.twitter.com/lA7EQlUqnG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2023