Pas mungesës së rinovimit të kontratës me PSG, spanjoll pret të tjera oferta
Serxhio Ramos është kthyer të flasë për veten. Mbrojtësi spanjoll ka vendosur të mos rinovojë kontratën dhe ta lërë Paris Sen Zhermenin në korrik, por janë të pakta klubet që kanë ambicjen për ta patur të tyrin 37-vjeçarin, ish-mbrojtësin e Real Madrid.
Dikush më pas është tërhequr pas dhe Serxhio tanimë është i detyruar të zgjedhë, ndërsa ka mbetur mes dy rrugëve.
Atë të Amerikës dhe të Arabisë Saudite, që në fakt për momentin nuk ka as edhe një ofertë.
Në javët e kaluara është folur për një rikthim të mundshëm në shtëpi, tek Sevilja, por sipas të përditshmes spanjolle Sport kjo është një mundësi, e cila përjashtohet për momenti.
E njëjta gjë edhe për Inter Majamin, për të cilën Serxhio Ramos kishte thënë se ishte i interesuar për ta patur si destinacion final. Kjo për të vazhduar për të luajtur me Mesin dhe për ta realizuar ëndrrën e tij në Amerikën, por dhe kjo e fundit nuk mund të ndodhë. Të paktën jo në këtë verë.
E në fakt pritet një ofertë nga Pro Liga e Arabisë Sauditë dhe nga një tjetër klub i MLS.