Duket se merkato e Mançester Sitit nuk ka përfunduar ende me Pep Guardiolën që kërkon një tjetër lojtar në skuadër.
Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian, Lukas Paketa, i cili është pjesë e Uest Hemit prej një viti.
Siç bëjnë me dije mediat angleze, “qytetarët” i kanë ofruar plot 70 milionë puand “çekanëve”, por këta të fundit nuk janë ende gati që të humbasin një tjetër yll pas Deklan Rajs.
Kështu oferta e bërë nga Siti është hedhur poshtë nga Uest Hem, teksa pritet një tjetër takim mes palëve për të rënë dakord në një shumë të caktuar.
PANORAMASPORT.AL