Çelsi ka graduar kapitenin e ri të skuadrës pas largimit të Çezar Azpilikuetës dhe duket se nuk është Tiago Silva ashtu siç pritej.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, vetë klubi i “Bluve” ka bërë me dije se shiritin e kapitenit nga ky sezon do ta mbajë veshur Ris Xhejms.
Mbrojtësi i cili është prodhimi i akademisë së Çelsit ka treguar besnikëri ndaj “Bluve” dhe për këtë arsye klubi ka vendosur ta shpërblejë 23-vjeçarin.
Chelsea captain. 💙 pic.twitter.com/tS7s8iX4aU
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 9, 2023
PANORAMASPORT.AL