E ardhmja e Romelu Lukakut duket shumë larg Çelsit, me “Blutë” që duan ta largojnë menjëherë belgun dhe këtë e gjë e treguan kur e lanë pa fanellë në prezantimin e numrave për sezonin e ri.
Opsioni që të gjithë prisnin ishte transferimi te Juventusi, teksa Çelsi do të merrte në këmbim Dushan Vlahoviç.
Gjithsesi mediat britanike bëjnë me dije se “Blutë” janë tërhequr nga ky propozim, duke e u shprehur se nuk e duan sulmuesin serb në skuadër.
Qëllimi i vetëm i Çelsit është vetëm largimi i Lukakut nga skuadra dhe sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, të vetmet opsione janë Europa tani, ose Arabia Saudite në shtator.
PANORAMASPORT.AL