Jan Zomer po përgatitet të jetë siguria e Interit mes shtyllave dhe në moshën 34-vjeçare shpreson të lërë shenjë në historinë zikaltër.
Me një eksperiencë të gjatë mbi shpatulla, bota e portierit të ri të Interit përbëhet jo vetëm nga pritjet që e kanë bërë të jetë hero dhe të vendosë rekorde, por edhe nga një sërë pasionesh jashtë fushe, nga kitara e ushqimi te të qenit një nga meshkujt më të pashëm të futbollit.
PORTIER SI BABAI DHE XHAHXHI – Kujtimi më i hershëm i Jan Zomer në portë është i lidhur me dorezat e portierit të babait të tij. Frymëzimi për të luajtur në pprtë ka ardhur prej tij, por edhe prej xhaxhit që po ashtu bënte portierin.
PRITJA MË E BUKUR – Mes shumë pritjeve të karrierës së tij, një vend të veçantë në zemrën e Zomerit është ajo ndaj Kilië Mbapesë në fazën e 1/8-ave në Europianin 2020. Të gjithë shënuan në penalltitë e asaj ZvicërFrancë të mbyllur 3-3 në kohën e rregullt dhe Zomer priti penalltinë e pestë të Mbapesë për të kualifikuar Zvicrën në çerekfinale.
REKORDI I PRITJEVE – Një rekord historik, i rishkruar në gusht 2022, me fanellën e Mënshengladbahut kundër Bajern Mynihut, pra skuadrës së tij të ardhshme. Me 19 pritje, ai u bë portieri me më shumë pritje në një ndeshje të vetme në historinë e Bundesligës.
SHIJUES USHQIMI – “Vij nga një familje që e dashuron ushqimin, ndoshta duke menduar për verërat në Provencë si fëmijë. Gjithmonë gatuanim së bashku, mësova prej tyre, pastaj fillova ta bëja vetë kur u transferova në moshën 17-vjeçare”, shprehej portieri. Bundesliga e vendosi në provë për të gjetur ushqimet me sytë e mbyllur dhe ai i gjeti të gjitha.
SEKS SIMBOL – Në 2018- ën revista prestigjioze “Vogue” e përfshiu në listën e lojtarëve më seksi të Kupës së Botës.
BAZEL DHE FEDERER – Zomer është nga Bazeli, si legjenda e tenisit Roxher Federer, idhulli i Janit dhe i të gjithë zviceranëve. Ata kurrë nuk janë ndeshur në një fushë tenisi, por Jan e di se Federer do të kishte qenë një futbollist i madh edhe falë miqësisë me te.
MUZIKË DHE KITARË – Mes pasioneve të Zomerit jashtë fushës është padyshim ai i muzikës: kitara dhe këngët, shoqërojnë disa momente të jetës së tij. Kurrë nuk ka kompozuar një këngë të tijën, por është një moment argëtimi që Jan nuk ia mohon vetes.
KITH RIÇARDS DHE EROS RAMAZOTI – Si një adhurues i kitarës, Jan nuk mund të kishte një referencë muzikore tjetër përveç Kith Riçards, kitaristit të “Rolling Stones”. Ai e adhuron aftësinë e tij të pamasë dhe energjinë me të cilën luan në skenë. Zomer ka një pasion edhe për muzikën italiane, është fans i Eros Ramazotit dhe së fundmi ka marrë pjesë në koncertin e këngëtarit italian në Mynih.
FOTO TË KARRIERËS – Si një i pasionuar i fotografisë, Zomer kënaqet duke mbajtur shumë foto nga karriera e tij. Më të bukurat janë ato me sukseset gjatë karrierës së tij, por edhe momentet më të trishta, të përjetësuara, e stimulojnë.
ANGAZHIMI PËR FËMIJËT – Një nga aktivitetet më të rëndësishme në jetën e Zomer jashtë futbollit është angazhimi i tij si ambasador në “Fondacionin Pro UKBB”, një fondacion që ndihmon fëmijët në nevojë. Portieri prej vitesh është i përfshirë në Bazel, qytetin e tij, në aktivitete për djemtë dhe vajzat që kanë nevojë për ndihmë.
Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL