Monday, 23. March 2026
Sport

VIDEO/ Asllani i mrekullon të gjithë me asistin e dhuruar, por Interi afron në merkato një mesfushor serb 

GS 09/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kristjan Asllani, i mrekulloi të gjithë me asistin e dhuruar për Sensin në fundin e miqësores ndaj Salcburgut, që përfundoi me rezultatin 3-4 për skuadrën italian, por në krahun tjetër klubi zikaltër, pavarësisht shenjave pozitive të shqiptarit, vijon të shtojë lojtarët në repartin e mesfushës.

asllani 2

Si të mos mjaftojë Barrela, Çalhanoglu, Mkhitarjan, Fratezi dhe Asllani, zikaltërit kanë siguruar shërbimet e një tjetër mesfushori qendror. Bëhet fjalë për Lazar Samrxhiç. Teksa skuadra ishte zhvilluar testin miqësor në Salcburg, ish-futbollisti i Udinezes, mbërriti në Milano, ku do të kryej edhe testet miqësore.  

“Jam shumë i lumtur, ndihem gati për të filluar”, ishin fjalët e serbit gjatë mbërritjes në Milani. Sezonin e shkuar 21-vjeçari, Samarxhiç zhvilloi 39 ndeshje me Udinezen, ku shënoi 5 gola si dhe regjistroi 4 asiste.  

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Asllani shkëlqen me një superasist, Interi mund mes shiut dhe golave Salcburgun në miqësore

Teilen: