Monday, 23. March 2026
Sport

Simeone nuk u tundua nga oferta e arabëve

GS 10/08/2023 1 Min. Lesezeit

Diego Simeone në një intervistë për mediumin “Marca”, ka bërë të ditur se nuk është tunduar nga oferta e klubeve arabe këtë verë.

“Jo, nuk hezitova kur erdhi oferta nga klubet arabe.

E vërteta është së jam i lumtur ku jam. Nuk do të hezitoja edhe nëse oferta e tyre rritet. Jam i lumtur në Atletico”, tha Simeone.

53 vjeçari është në krye të kryeqytetasve spanjoll që nga dhjetori i vitit 2011, me të cilët ka fituar dy herë titullin e kampionit në Spanjë, dy Europa League, dy Superkupa të Evropës, dy Superkupa të Spanjës dhe një Kupë të Spanjës.

Teilen: