E ardhmja e Romelu Lukakut është e paqartë dhe nuk dihet ende se ku do të vazhdojë karrierën sulmuesi belg. Kartoni i tij zotërohet nga Çelsi, mirëpo vetë lojtari është shprehur se nuk do që të riktheht në Angli, duke shtuar se Italia është kampionati në të cilin do të donte të luante në vazhdim.
Juventusi ka interes për sulmuesin dhe vetë Lukaku gjithashtu ka dëshirë të luajë për bardhezinjtë. Mediat italiane raportojnë se Lukaku ka refuzuar dy herë ofertën faraonike të Al Hilal vetëm e vetëm që të jetë me JKuventusiun në Serinë A.
Tifozeria torineze është kundër transferimit të Lukakut dhe ditën e djeshme pushtuan fushën në miqësore duke protestuar kundër transferimit. Megjithatë, kjo gjë nuk i step drejtuesit që kërkojnë të kenë futbollistin në skuadër, teksa pengesa e vetme e Juventusit për momentin është Vlahoviç. Nëse serbi largohet, atëherë drejtuesit janë gati të zyrtarizojnë belgun.
PANORAMASPORT.AL