• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zaniolo pranë rikthimit në Serie A për 30 milionë euro

10/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E kërkon gjiganti italian, Zaniolo pranë rikthimit në Serie A për 30 milionë euro.

Lajm i bujshëm nga Italia, Nicolo Zaniolo rikthehet në Serie A.

Sulmuesi italian, Nicolo Zaniolo ishte njëri nga lojtarët më të përfolur në merkaton e janarit.

Zaniolo ishte pranë kalimit te Milani, por kërkesat e larta të Romës e pamundësuan transferimin e tij në San Siro.

Mourinho vendosi ta përjashtojë italianin nga skuadra dhe në fund Zaniolo u transferua te Galatasaray.

Por Zaniolo duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Stamboll, pasiqë sipas raportimeve të fundit në verë do të rikthehet në Serie A.

Juventusi kërkon të ketë një sulmues me cilësi për sezonin e ardhshëm dhe një pistë i çon te Galatasaray.

Klubi bardhezi nuk heq dorë nga shërbimet e dëshirës së vjetër që është Nicolo Zaniolo.

Siç raporton “Sportmediaset”, Juventusi ka bërë një ofertë ndaj kampionëve të Turqisë me një shifër prej 30 milionë euro për sulmuesin italian.

Kjo shifër, shkon shumë pranë klauzolës së lirimit të Zaniolos me Galatasaray, që është 35 milionë euro.

Pas vetëm 6 muajve nga transferimi i Zaniolos, klubi verdhekuq duket i gatshëm për të lënë të lirë italianin.

Galatasaray ka siguruar transferimin e Tete nga Shakhtar Donetsk, dhe ky transferim mund t’i hapë rrugë kalimit të Zaniolos në Torino.

Next Post

Goal parashikon fituesin dhe renditjen e Premier League, Chelsea dhe Tottenham fund të tmerrshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.