Monday, 23. March 2026
Sport

‘Shumë zhurmë për asgjë’, Mbappe qëndron edhe këtë vit në PSG

GS 10/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kylian Mbappe nuk do të largohet nga PSG këtë verë, me francezin që ka informuar Nasser Al-Khelaifi se do të qëndrojë për sezonin 2023-24.

Saga e Mbappe është zvarritur me vite dhe ka parë një kthesë tjetër.

  

Francezi, i cili më parë ka informuar PSG-në se nuk ka ndërmend të zgjasë kontratën e tij me klubin përtej vitit 2024, tani duket i sigurt se do t’u japë atyre të paktën një sezon më shumë.

Në të vërtetë, skuadra e Ligue 1 u përpoq të shiste Mbappe për t’u siguruar që ata të mos e humbnin atë për asgjë, por, sipas gazetës franceze ‘Le Parisien’, 24 -vjeçari i ka thënë klubit se nuk do të largohet t’i bashkohet Real Madridit apo dikujt tjetër – këtë verë.

Ai ishte lënë jashtë skuadrës së turneut të PSG-së në Azi dhe dukej pothuajse i sigurt për t’u larguar, megjithëse tani ka informuar presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi, se ai do të qëndrojë dhe do të përfundojë vitin e fundit të kontratës së tij./Lajmi.net/

  

  


Teilen: