• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kryeministri Kurti vizitoi Komitetin Olimpik të Kosovës

10/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti i cili u prit nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, Sekretari i KOK-ut, z. Besim Aliti dhe anëtarët e bordit të KOK-ut, ka parë nga afër renovimet që janë bërë në zyrat e tyre në “Shtëpinë e Sportit” në fillim të këtij viti me mbështetje të MKRS-së, dhe pati rastin të bashkëbisedojë dhe me stafin e këtij institucioni.

  

“I urova për punën, angazhimin dhe sukseset e deritanishme” tha kryeministri pas përfundimit të vizitës. Ai u shpreh mirënjohës për punën sistematike që po bëhet në Komitetin Olimpik të Kosovës, dhe me besim se tash e tutje do të shënojmë edhe më shumë suksese nga bashkëpunimi ndërinstitucional, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Qeverisë në procesin e aplikimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi, falënderoi kryeministrin dhe zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, për vizitën e sotme, të cilën e cilësoi si shumë të rëndësishme edhe për faktin që ndodhi pikërisht para vendimet që pritet të merret më 8 shtator për vendin mikpritës të Lojërave Mesdhetare 2030. Ai gjithashtu e falënderoi kryeministrin dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe për përkrahjen që po i jep sportit, teksa u shpreh me shpresë që së shpejti do të festojmë së bashku kandidaturën e suksesshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

  

  


Next Post

Pesë lojtarët që Messi do të nënshkruajë nëse bëhet president i Barçës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.