• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga kampioni i Botës te fiksimi i vjetër i Ançelotit, ja portierët që Reali mund të tentojë për të zëvendësuar Kurtuan

10/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit pësoi një humbje të madhe me Tibu Kurtuan, i cili do të qëndrojë jashtë fushave pothuajse gjithë sezonin pasi ka këputur ligamentet. Kështu “galaktikët” janë hedhur menjëherë në aksion për të gjetur zëvendësuesin e belgut.

kurtua

Në skenë janë shfaqur pesë gardianë të cilët janë në kërkim të një skuadre të re këtë verë, teksa Reali mund të përfitojë nga kjo situatë.

DAVID DE GEA

I pari është fiksimi i vjetër i Ançelotit, David De Gea. Përpara 8 vitesdh, “galaktikët” ishin shumë pranë transferimit të spanjollit, teksa çdo gjë dështoi në orët e fundit të merkatos. Tashmë spanjolli është portier i lirë dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë që Ançeloti ta bindë për të veshur fanellën e Realit.

de gea

SAMIR HANDANOVIÇ

Ashtu si De Gea, edhe Handanoviç është një portier i lirë pas përfundimit të kontratës me Interin. Eksperienca e sllovenit mund t’i shërbejë Ançelotit për të pasur siguri në portë gjatë sezonit.

Samir-Handanovic-2-scaled-e1629744302104

KEPA ARRIZABALAGA

Kepa duket se nuk është pjesë e planeve të Mauricio Poçetinos te Çelsi, me “Blutë” që transferuan Robert Sançez. Kështu një kalim te Reali do të ishte ajo që mund t’i duhej spanjollit për të treguar aftësitë e tij.

kepa

HUGO LORIS

Një tjetër portier që kërkon një aventurë të re këtë verë është edhe ish-kapiteni i Francës, Hugo Loris. Ai i ka kërkuar drejtuesve të Totenhemit se do të largohet këtë verë dhe këta të fundit janë të gatshëm që ta lënë të lirë. Kjo gjë mund ta bindë Realin që të tentojë të afrojë gardianin që u shpall kampion Bote me “Gjelat” në 2018.

loris

JASIN BONO

Gardiani që shkëlqeu në Katar me Marokun është gjithashtu një opsion i mundshëm për Realin. Edhe ai është në kërkim të një aventure të re, kështu që Madridi mbetet një opsion.

Bono

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Courtois pëson lëndim të rëndë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.