Tuesday, 24. March 2026
Sport

Në Francë e bëjnë të sigurt, Mbape vendos se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

GS 10/08/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se Kilian Mbape ka marrë më në fund një vendim për të ardhmen, i cili nuk i pëlqen aspak PSG-së.

mbape

Siç raporton prestigjiozja franceze “Le Parisien”, sulmuesi i ka komunikuar drejtuesve se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së dhe këtë sezon, për t’u larguar sezonin e ardhshëm si lojtar i lirë.

Ylli francez beson se Luis Enrike do ta aktivizojë atë përgjatë këtij sezoni, teksa verën e ardhshme ai do të largohet përfundimisht nga kryeqyteti i Francës.

Gjithsesi ky vendim nuk i pëlqen aspak drejtuesve, të cilët janë të gatshëm ta shesin menjëherë Mbapen, vetëm në mënyrë që ai të mos largohet me parametra zero.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: