Herri Meguajër ka pranuar që të transferohet nga Mançester Junajtid te Uest Hem, por vetëm pasi është siguruar që do të përfitojë disa miliona -paund nga “djajtë e kuq” të cilët ishin të gatshëm për gjithçka për ta hequr qafe.
Mediat angleze bëjnë të ditur se transferimi për 30 milionë paund i mbrojtësit te Uest Hem, u finalizua vetëm pasi londinezët u siguruan që ai të pranonte uljen e rrogës nga 190 mijë paund në javë që përfitonte te Mançester Junajtid, në 120 mijë paund në javë.
Por Meguajër e ka pranuar këtë vetëm pasi ka siguruar një “po” nga Mançester Junajtid. Akordi parashikon që klubi t’i paguajë në dy vitet e ardhshme, kohëzgjatja që i kishte mbetur nga kontrata me këtë klub, diferencën mes dy rrogave. Disa milionë paund për futbollistin që praktikisht do të paguhet edhe pse i ka dhënë lamtumirën klubit ku do të kujtohet më shumë për gafat e tij.
PANORAMASPORT.AL