• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Ibraimi mban Strugën mbi “shpatulla”, skuadra e Duros me “një këmbë” në “play-off”

10/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Struga e Shpëtim Duros ka bërë një paraqitje fantastike, pasditen e kësaj të enjteje, teksa në në arenën “Treninc Centar Petar Milosevski” të Shkupit kanë mundur luksenburgasit e Hesperange, me rezultatin e thellë 3 me 1, në sfidën e parë të vlefshme për fazën e tretë kualifikuese të Conference League.

Sipari i golave u hap që në minutën e 23’-të të sfidës, ku “bomberi” Besart Ibraimi përfitoi nga një “gafë” e portierit të miqve duke e çuar topin në rrjetë. Mirëpo, pjesa e parë nuk do të mbaronte me kaq, pasi në mintutën e 40’ të sfidës sërish Ibraimi futet bukur në zonën luksenburgase ku më pas pengohet dhe arbitri akordon menjëherë një 11-metërsh e nga pika e bardhë e penalltisë, “veterani” nuk gabon, duke dyfishuar shifrat.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës u duk se skuadra e Hesperange u “zgjua”, teksa në minutën e 46’ të sfidës, anësori Ayongo jep bukur një pasim për “bomberin” gjerman, Dominik Stolsz, i cili përballë portierit Kjosevski nuk gabon, duke ngushtuar diferencën në 2 me 1, të paktën deri në minutën e 77’ të sfidës, ku pas një tjetër penalltie të fituar, Ibraimi plotëson “tre-golëshin” e tij fantastik me anë të një “panenke”, duke “vulosur” kështu rezultati në 3 me 1.

Me këtë fitore, Struga e tekniku Shpëtim Duro mund të thuhet me plot gojë, se është me “një këmbë” në fazën “play-off” të kualifikueseve të Conference League, megjithatë më shumë do të mësohet mbrëmjen e 17 gushtit ku këto dy ekipe do të përballen në “Stade de Luxembourg”, për të “vulosur” përfundimit diskutimet e kualifikimit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Goli i Besart Ibraimit, 1-0:

Goli i Besart Ibraimit, 2-0:

Goli i Dominik Stolsz, 2-1:

Goli i Besart Ibraimit, 3-1:

Next Post

Jo vetëm Mbape! PSG e bën fakt të kryer, katër yjeve u komunikohet që nuk janë më pjesë e planeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.