Partizani i Tiranës ka bërë mrekullinë në Riga të Letonisë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 ekipit Valmiera.
Një fitore që i jep qetësi për takimin e kthimit pas një jave në kuadër të rrethit të tretë të Conference League në futboll.
Vendasit kaluan në epërsi me golin e futbollistit Silva në minutën e 27-të.
Skuadra nga kryeqyteti shqiptar, shpërthen në pjesën e dytë duke shënuar dy herë falë futbollistëve Tedi Cara (58’) e Arinaldo Rrapaj (78’).
Duhet theksuar se Rrapaj lëshoi një predhë nga distanca dhe befasoi portierin vendas i cili rrëshqet dhe sheh topin në rrjetë.
Fitore e madhe dhe janë një hap larg fazës së play-off-it.