Tuesday, 24. March 2026
Sport

Interi braktis përfundimisht pistën për sulmuesin e Arsenalit, projektohet rikthimi i futbollisti që fitoi tripletën me zikaltrit  

GS 11/08/2023 1 Min. Lesezeit

Folarin Balogun nuk do të jetë përforcimi i ri i Interit në sulm. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Italia.

balongun

Sipas “Sportmediaset”, zikaltërit kanë vendosur të largohen nga gara për sulmuesin amerikan të Arsenalit. Në këto moment lista për repartin ofesiv, është e ngushtuar në dy emra, Marko Arnautoviç dhe Mehdi Taremi. 

Gjasat janë të mëdha që të kemi një rikthim të austriakut Aranautoviç te Interi. 34-vjeçari ka qenë pjesë e zikaltërve në sezonin 2009-2010, sezon i lavdishëm ky, kur Interi fitoi edhe tripletën. Arnautoviç u aktivizua 3 ndeshje pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.  

Arnautovic Sneijder Champions-kVf-U3280497615353ppF-593x443@Corriere-Web-Sezioni

Vlen të theksohet fakti se klubi i Bolonjës kërkon 7-8 milionë euro për ta lënë të lirë Arnautoviçin që të bashkohet me skuadrën e Inzagit. Ndërkohë për sa i përket sulmuesit të Portos, Taremi, klubi portugez kërkon 30 milionë euro.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: