Tuesday, 24. March 2026
Sport

Vrasja e ultrasit grek/ Të dyshuar për ngjarjen e rëndë janë 5 persona, mes tyre 1 shqiptar

GS 11/08/2023 1 Min. Lesezeit

Një shqiptar, 1 kroat dhe tre shtetas grekë janë të dyshuar kryesore për vrasjen e 29-vjeçarit Michalis Katsouri.

ultras

Dyshimet u ngritën pas hetimeve të autoriteteve greke.Shqiptari dhe kroati pas arrestimit kishin me vete thika me gjak dhe u ndanë menjëherë nga pjesa tjetër e të arrestuarve, si të dyshuar kryesorë për vrasjen.

Dy prej grekëve të dyshuar janë me precedentë të rëndë kriminalë.  Huliganët kroatë të Dinamo Zagrebit, para ndeshjes me AEK, e cila u anulua pas ngjarjes, sulmuan tifozët grekë. Nga përleshjet e shumta në kryeqytetin grek, mbeti i vrarë edhe tifozi 29-vjeçar.

Teilen: