Zherard Pike vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur në fundin e sezonit të shkuar, duke mbyllur një karrierë fantastike në të cilën ka fituar gjithçka. Megjithatë, Pike ka një peng dhe është i bindur se Interi me Bastonin kanë ndikuar në tërheqjen nga karriera.
Pike krijoi “King League”, një kampionat amator futbolli ku skuadrat ndahen 7 nga 7. Për këtë, Pike ka “fajësuar” Interin për atë ndeshje në Ligën e Kampioneve, ku për shkak të një gabimi në mbrojtje, zikaltërit shënonin.
“King League është falë Interit dhe Bastonit. Nëse nuk do të ishte ai aksion, nuk do të kishte Kings League. Edhe nëse do të kërceja, nuk do të kisha ulur topin por nëse nuk do të bëja atë gjest me duart, tifozët nuk do të ishin kundër meje”, shprehet Pike.
PANORAMASPORT.AL