Moises Kaisedo shumë shpejt do të veshë fanellën e një prej klubeve të mëdha të Anglisë. Mesfushori kërkohet nga Liverpuli dhe Çelsi, teksa do të finalizojë transferimin nga radhët e Brajtonit për një shifër që kalon 110 milionë paund edhe pse është vetëm 21-vjeçar.
Një fitim kolosal për klubin e vogël, por edhe një mungesë e madhe për të në sezonin në vijim. Megjithatë, trajneri Roberto De Zerbi, ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të kthejë kokën prapa dhe se një futbollist i tillë i përket të kaluarës.
“E kam harruar që tani Moises. Jam krenar për lojtarët që kemi në ekip dhe duam të vazhdojmë të përmirësohemi. Merita i përket klubit, klubet më të mëdha mund të blejnë lojtarët tanë por nuk mund të blejnë shpirtin tonë”, tha tekniku italian sot para mediave.
“Ne jemi Brajtoni, kemi arritur një objektiv të madh vitin e kaluar, të njëjtin e Liverpulit, më mirë se Çelsi. Unë do të dëshiroja lojtarë krenarë që luajnë te Brajton pasi ky klub është special. Nuk flasim ende për objektiva, duhet të presim fundin e merkatos dhe ndeshjet e para. Duhet ta nisim mirë dhe pastaj do të mund të flasim për merkaton”, tha De Zerbi.
PANORAMASPORT.AL