• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shtohet interesi për portierin Menja, Milani e shet vetëm nëse…

11/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Majk Menja është kthyer në ditët e fundit në një emër që ka qarkulluar në shumë klube, në kërkim të përforcimeve për portën. Gardiani i Milanit, një nga më të vlerësuarit në arenën ndërkombëtare, ka ngjallur interes, por për momentin nuk ka oferta konkrete për të.

Menja

Edhe për faktin se Milani i ka bërë një vlerësim të lartë kartonit të tij. “Tuttosport” ka bërë të ditur se kuqezinjtë kanë refuzuar në fillimin e verës një ofertë të parë nga Çelsi, prej 60 milionë eurosh për lojtarin. Tani mendohet se një shifër mes 80-100 milionë eurove mund të shtyjë klubin që të pranojë dhe të ndajë rrugët me francezin.

Megjithatë, as Çelsi dhe as Bajerni, i cili kishte shfaqur interes duke parë situatën me Nojer, nuk kanë bërë një hap konkret në këtë drejtim së fundmi. Gjithsesi, duke parë interesimin në rritje, Milani po mendon që të blindojë portierin me një kontratë të re. Marrëveshja parashikohet që të zgjatë deri në vitin 2028, ndërsa rroga e tij do të kalojë nga 2,8 milionë euro që përfiton aktualisht, në rreth 5 milionë euro në vit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Për fyerje ndaj shqiptarëve, klubi malazez në procedurë disiplinore 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.