Tuesday, 24. March 2026
Sport

Për fyerje ndaj shqiptarëve, klubi malazez në procedurë disiplinore 

GS 11/08/2023 1 Min. Lesezeit

Thirrjeve të turpshme në stadiumin në Podgoricë gjatë derbit të javës së dytë të Meridianbet 1 CFl (Kampionati i Malit të Zi) mes Buduçnostit dhe skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi (1:1), ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Malit të Zi.

“Komisioni disiplinor i federatës ka iniciuar procedurë disiplinore kundër Buduçnostit për fyerje të lojtarëve dhe tifozëve të Deçiqit ‘në bazë të përkatësisë kombëtare dhe fetare’”, njoftoi klubi i futbollit malazez.

Derbi i lartpërmendur, u luajt të mërkurën që e lamë pas, u ndërpre për dhjetë minuta. 

Fillimisht për shkak të thirrjeve në fushë, e më pas për shkak të parullave nacionaliste dhe shoviniste nga tribuna ku ishin mbështetësit më të zjarrtë të Buduçnostit, të cilët brohoritën “J… shiptare”.

Teilen: