Tuesday, 24. March 2026
Sport

Akord total, pritet vetëm zyrtarizimi i Herri Kejn/ Ja vila ku do të jetojë sulmuesi anglez 

GS 11/08/2023 2 Min. Lesezeit

Me në fund po bëhet realitet! Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Totenhemin, Harri Kejn do të transferohet në Gjermani, tek Bajerni i Mynihut për 100 milionë euro.

kEJNNN

Kane, i shoqëruar nga gruaja e tij, janë filmuar dike u larguar me shpejtësi nga terminali privat i aeroportit për të kompletuar kalimin e tij tek ekipi bavarez. 

Kapiteni i Anglisë e kaloi ditën paksa i nervozuar me pasaportën e tij pasi që udhëtimi i tij u anuluan dy herë derisa Totenhemi dhe Bajern u morën vesh për transferimin e tij. Tani gjithçka duket se ka përfunduar dhe Kejn do ta nisë një periudhë të re në karrierën e tij, duke luajtur në Bundesliga. Lojtari ndodhet në Mynih për të kryer vizitat mjekësore, teksa së shpejti pritet të vijë dhe zyrtarizimi. TELEMMGLPICT000345465876_16917762600930_trans_NvBQzQNjv4BqbaEW0cQlc45KirwyUsvH-IKAVSmBjns2Axzz8XwR67M Për sa i përket akomodimit, Kejn do të jetojë së bashku me familjen e tij, në një vile tipike në zonën Grunuald të Mynihut.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: