Tuesday, 24. March 2026
Sport

City sigurt, e nis me këmbën e majtë…të Haalandit kampionatin e ri

GS 11/08/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester City e ka filluar me këmbë të djathtë, përkatësisht me të majtën e Haalandit kampionatin e ri.

Skuadra kampione në fuqi triumfoi bindshëm në “Turf Moor”, duke mposhtur Burnleyn 0-3, përcjell lajmi.net.

  

Serinë e hapi Erling Haaland në minutën e 4′, para se të njëjtën ta vazhdojë në të 35-tën, për 0-2, shifra këto që u regjistruan në semafor, në fund të pjesëlojës së parë.

Në të dytën mjaftoi administrimi i ndeshjes dhe vulosja nga Rodri në minutën e 75′.

Deri në fund, të dyja skuadrat veçse ishin tërhequr nga objektivat, duke parë edhe minutat e mbetura, ndërsa vendasit në fund fare edhe e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak në terren, pas përjashtimit direkt me të kuq të Zaroury.

“Qytetarët” me këtë duan të tregojnë se sërish, edhe më 2023/2024 do të jenë kandidatët kryesorë për titull në ishull.

  

  


Teilen: