Kampionët e Mançester Sitin e kanë nisur sëzonin e ri të Premier Ligës në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa mposhtën Bërnlin e Vinsent Kompanisë me rezultatin 0-3, në duelin hapës të kampionatit.
Dopieta e Haland në minutat 4 dhe 36 si dhe goli i Rodrit në minutën e 75-të, i dhuruan triumfin skuadrës së Guardiolës, që ishte dominuese absolute në këtë përballje. “Qytetarët” arritën të krijonin plot 16 mundësi shënimi, teksa 7 gjuajtje u regjistruan në kuadrat, kundrejt një të vendasve.
Në duelin e javës së dytë, Mançester Siti do të presë Njukastëllin në një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar, ndërkohë që Bërnli do të luajë sërish në shtëpi, kësaj here ndaj Aston Vilës.
Një fakt tjetër që vlen të përmendet është se në fundit e takimit vendasit mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Zarourit, për ndërhyrje të gabuar.
FT: BËRNLEJ – MANÇESTER SITI 0-3
Haland 4′, 36′, Rodri 76′
GOLI I PARË I HALAND: VIDEO
GOLI I DYTË I HALAND: VIDEO
GOLI I RODRIT: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL