• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Het-trik i Firminos

11/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Debutim fantastik i Roberto Firminos (realizoi tregolësh) në Ligën Saudite në ndeshjen hapëse të sezonit të ri, me Al Ahlin që triumfoi 3-1 përballë Al Hazm, këtë të premte.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, që mban shiritin e kapitenit tek Al Ahli, entuziazmoi të pranishmit në stadiumin “Princi Abdullah Al Faisal” fillimisht me një goditje me kokë afër shtyllës në minutën e gjashtë.

Më pas sigloi të dytin me një goditje të lehtë pranë vijës fatale, pak minuta më vonë.

Goli i dytë i Firminos në ndeshje u ndihmua nga dy nënshkrime të tjera të verës.

Allan Saint-Maximin vrapoi fuqishëm me topin, përpara se të jepte një pasim të gjerë për Riyad Mahrez, krosimi i ulët i të cilit gjeti Firminon.

Një tjetër brazilian, Vina, shkurtoi diferencën në 2-1 në fillim të pjesës së dytë, por kjo ishte nata e Firminos.

Ish-i i Liverpoolit, realizoi të tretin në të 72-tën, duke vulosur shifrat në 3-1.

Franck Kessie dhe Edouard Mendy gjithashtu bënë debutimin e tyre për Al-Ahli gjatë ndeshjes së të premtes.

Next Post

Egnatia niset të shtunën drejt Italisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.