Pep Guardiola i ka habitur të gjithë me sjelljen e tij në përfundimin e pjesës së parë, në duelin mes Bërnlit dhe Sitit. Tekniku duket i fiksuar pas përsosmërisë, teksa kjo gjë u pa nga reagimi ndaj Erling Haland.
Pavarësisht se norvegjezi kishte shënuar 2 herë në 45 minuta e para të sfidës, Guardiola u duk i pakënaqur me performancën e Haland, teksa shihet teksa i kërkon llogari, ndërkohë që sulmuesi ecën përpara, duke tentuar ta injorojë trajnerin.
Tekniku katalanas shikon më pas se kamera ishte duke filmuar këtë çast dhe e shtyn atë me dorë në krahun tjetër. Për më tepër shikoni videon:
Esto que es, Guardiola enfadado con Haaland cuando lleva 2 goles en la primera parte y Haaland ingorandolo.
Siempre tiene que ser el centro de atención. pic.twitter.com/rrfFZ3ks7s
— Mario (@Mario___RM) August 11, 2023
PANORAMASPORT.AL