Inter Majemi nuk di të ndalet. Që pasi prezantoi Leo Mesin, skuadra amerikane ka arritur të fitojë 5 ndeshje nga 5 të zhvilluara, në të cilat protagonist ka qenë pikërisht argjentinasi me golat dhe asistet e tij.
Mesi ka shënuar golin e radhës në fitoren 4-0 ndaj Sharlote. Ndeshja ccerekfinale e Kupës së Ligës nuk ka sjellë surpriza, me Inter Majemin që ka fituar pa u lodhur shumë. Në minutën e 12, Martinez ka shënuar me penallti ndërkohë që në të 32-ën ka shënuar Tejlor golin e dytë të takimit.
Në pjesën e dytë, një autogol i Malandas në minutën e 78, ka thelluar rezultatin dhe ka qenë më pas Mesi ai që ka vulosur sfidën në 4-0. Për argjentinasin, ky ishte goli i 8 në 5 ndeshje me fanellën e Inter Majemit ndërkohë që skuadra e tij luan në gjysmëfinale me Filadelfia Union.
PANORAMASPORT.AL