• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Marrin fund “vuajtjet” e Bayern, Harry Kane është zyrtarisht “bavarez”

12/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë gjithçka është zyrtare. “Bomberi” i Kombëtares angleze, Harry Kane ka kompletuar transferimin e tij, nga skuadra e Tottenham drejt “bavarezëve” të Bayern, pas shumë përpjekjesh të këtyre të fundit për realizimin e këtij kalimi.

Pas firmës me kampionët e Bundesliga, Kane u shpreh mjaft i lumtur që tanimë është pjesë e Bayern, me këta të fundit që “rekordmeni” dhe kapiteni i “tre luanëve”, i konsideron si një nga ekipet më të mira të botës.

“Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e Bayern, një prej klubeve më të mëdhenj të botës. Unë kam thënë gjithmonë se dua të lëviz dhe të testoj veten në nivelet më të larta të futbollit”,- u shpreh Kane pas firmës me “bavarezët”.

Ndërkaq, kujtojmë se, për kartonin e sulmuesit 30-vjeçar, Bayern ka derdhur në arkat e londinezëve plot 120 milionë euro, të ndara në 100 milionë euro bazë, si dhe 20 milionë të tjera në formën e bonusit.

Përsa i përket kontratës persnaole, Kane do të nënshkruar për 4 vite te kampionët gjermanë, ndërsa paga e kapitenit të Kombëtares së “3 luanëve” ende nuk është bërë publike, teksa pritet të bëhet mënjeherë pas firmosjes së kontratës. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Trajneri i befasuar nga Mesi: Na jep ndjesi goli nga 50 metra larg, po besojmë të gjithë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.