Tuesday, 24. March 2026
Sport

Trajneri i befasuar nga Mesi: Na jep ndjesi goli nga 50 metra larg, po besojmë të gjithë

GS 12/08/2023 1 Min. Lesezeit

Leo Mesi ka arritur të shënojë një tjetër gol në Amerikë, duke arritur të kuotën e 8 golave pas 5 ndeshjeve të luajtura. Për yllin argjentinas, fjalët më të mira i thotë edhe trajneri i skuadrës së tij, Tata Martinez i cili shton se falë Mesit, kanë krijuar besim edhe lojtarët e tjerë.

MESI MARTINO

“Jemi këtu falë Mesit. Është e pabesueshme se si krijon ndjesinë e golit nga 50 metra larg portës. gjithashtu edhe shokët e skuadrës kanë nisur të besojnë”, u shpreh Martinez.

Inter Majemi vinte nga një formë negative deri pak javë më parë, por me debutimin e Mesit ndryshuan gjërat duke fituar 5 ndeshje nga 5 të zhvilluara.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: