Tuesday, 24. March 2026
Sport

Reali në kërkim për të zëvendësuar Kurtuan, nis kontaktet me gardianin e gjigandit të Premier Ligës

GS 12/08/2023 1 Min. Lesezeit

Reali i Madridit pësoi një humbje të madhe para startit të sezonit të ri, me Tibu Kurtuan që pësoi një dëmtim të rëndë, i cili pritet të qëndrojë jashtë gjatë gjithë sezonit.

kurtua

Kështu prej pak ditësh madrilenët janë vënë në ndjekje të një gardiani për të shpëtuar sezonin, me shumë emra që ndodhen në listën e “galaktikëve”.

Duket se i pari është Kepa Arrizabalaga. Gardiani spanjoll duket se nuk është i lumtur te Çelsi dhe një aventurë te Reali mund të jetë ajo çfarë i duhet.

kepa

Kështu Reali ka nisur menjëherë bisedimet me spanjollin për ta bindur që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Në garë për të ishte dhe Bajerni i Mynihut, por duket se kampionët e Gjermanisë janë tërhqeur duke ja bërë gjërat më të lehtë Realit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: