• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Allegri e ka vendosur

12/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I kritikuar dhe akuzuar se është ende në stolin e Juventusit falë një superkontrate për dy vitet e ardhshme, Max Allegri, megjithatë, beson tek aftësitë e tij. Pavarësisht gjithçkaje, është ende aty, si udhërrëfyesi teknik i Juventusit.

Projekti i tij është i qartë: të drejtojë skuadrën bardhezi, me të cilën fitoi 6 tituj kampioni në Serie A, më pas t’i përkushtohet një aktiviteti tjetër, kur marrëdhënia me Juventusin (në fund të kontratës, ose më parë) do të jetë e destinuar të përfundojë. Një aktivitet më pak stresues, që i jep më shumë kohë të lirë: stërvitja e kombëtares.

Përshtypja është se Max nuk ka më ndërmend të drejtojë klube, pasi e bëri këtë me Juventusin për kaq shumë vite. Ai la të kalonin “trena” të rëndësishëm gjatë dy viteve pushim, nga 2019 më 2021, për t’u kthyer në stolin bardhezi. Pas kësaj aventure, rruga më e mirëpritur është ajo axurre. Shumë do të varet nga rezultatet e “Euro 2024”.

Nëse do të ketë “falimentim” të kombëtares italiane, është shumë e vështirë të imagjinohet që Mancini të mbetet trajner, pavarësisht kontratës deri në Botërorin 2026. Allegri duket kandidati ideal, duke qenë se Ancelotti, emri tjetër i fortë, është i destinuar të drejtojë kombëtaren braziliane.

Tek axurrët nuk do të ishte nevoja të jepnim shumë nocione taktike, mund të mbështeten më shumë në cilësitë e individëve (përmbledhja e të menduarit futbollistik të Max). Ja pse kombinimi Allegri-Itali, herët a vonë, duket i destinuar të bëhet realitet.

Next Post

VIDEO/ Spektakël nga Saka e Martinelli, Arsenal bën detyrën në përballjen e parë të Premier League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.