• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Spektakël nga Saka e Martinelli, Arsenal bën detyrën në përballjen e parë të Premier League

12/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç pritej, “topçinjtë” e Arsenal nuk kanë zhgënjyer në përballjen e parë të këtij sezoni të Premier League, teksa në “Emirates Stadium” kanë mundur skuadrën e Nottingham Forest, me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Sipari i golave u çel në pjesën e parë, ku fillimisht protagonist u bë “bomberi” anglez, Eddie Nketiah, i cili pasi merr një asist të mrekullueshëm nga Gabriel Martinelli, “zhyt” topin në rrjetën e portierit Turner, duke e çuar rezultatin në 1 me 0, në minutën e 26’-të të lojës. Vetëm 6 minuta më vonë do të vinte dhe goli i dytë, teksa kësaj here protagonist ishte anësori, Bukayo Saka, i cili me gjuajtje “alla Robben” çon topin në rrjetën kundërshtare, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsinë e 2 golave.

Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra e Nottingham filloi të sulmonte portën kundërshtare dhe vetëm në minutën e 82’-të të lojës do të gjente golin e “nderit”, pas një kombinimi fantastik mes Anthony Elanga e Taiwo Awoniyi, duke “vulosur” kështu rezultatin 2 me 1.

Tashmë, në javën e dytë të Premier League, “topçinjtë” e Arsenal do të udhëtojnë drejt transfertës së vështirë të Crystal Palace, ndërsa skuadra e Nottingham Forest do të presë në shtëpi të sapongjiturit në elitë, Sheffield United.

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Eddie Nketiah, 1-0:

Goli i Bukayo Saka, 2-0:

Goli i Taiwo Awoniyi, 2-1:

Next Post

Arsenali minimalisht, por mjaftueshëm për t’ia nisur me fitore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.