Arsenali ka shënuar fitore në sfidën hapëse të edicionit të ri për topçinjtë.
Këta të fundit mposhtën Nottingham Forest me rezultat minimal 2-1, përcjell lajmi.net.
Nketiah hapi serinë në minutën e 26′, para se gjashtë sosh më vonë, Saka të shënojë shifrat përfundimtare të pjesës së parë.
Në të dytën, vendasit nuk arritën të shënojnë, me mysafirët që ia dolën vetëm ta ngushtojnë epërsinë.
Awoniyi në minutën e 82′ regjistroi rezultatin e fundit të kësaj sfide, Arsenal 2, Nottingham 1.
Kujtojmë se deri më tani, City është kryesues pas dy ndeshjeve të para të xhiros së parë. “Qytetarët” mbrëmë në “Turf Moor” triumfuan ndaj Burnleyt 0-3.