Tuesday, 24. March 2026
Sport

PREMIER LIGA, REZULTATET/ Start me fitore, Brajtoni konfirmohet pretendent. Roi Hoxhson bën një tjetër mrekulli

GS 12/08/2023 1 Min. Lesezeit

Ndeshjet e sotme të pasdites në Premier Ligë kanë dhuruar rezultate interesante që tregojnë menjëherë trendin e disa skuadrave në këtë edicion që në javën e parë.

asdsadsaasda

Ashtu siç pritej, Brajtoni kërkon të përsëritë mrekullinë e vitit të kaluar kur siguroi praninë në Europë dhe e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekipi i drejtuar nga De Zerbi ka dominuar dhe ka fituar me shifrat 4-1 ndaj Lutonit të sapongjitur në Premier Ligë.

Ndërkohë, Uest Hem i drejtuar nga Devid Mojes është ndalur nga Bornmuthi duke konfirmuar problemet që ka sidomos me vijën e sulmit. Ndërsa kanë ardhur fitore në transfertë për Fullhem dhe Kristal Palas, me këtë të fundit që drejtohet nga Roi Hoxhson dhe mendohej se do të kishte vështirësi në këtë edicion, sidomos pasi shiti yllin Zaha.

REZULTATET

Bornmuth-Uest Hem 1-1
83’ Solanke / 51′ Bouen

Brajton-Luton 4-1
36’ Març, 71’ (p) Zhoao Pedro, 85’ Adingra, 90’+5’ Ferguson / 79’ (p) Morris

Everton-Fullham 0-1
73′ De Kordova-Reid

Shefilld Junajtid-Kristal Palas 0-1
49′ Éduard

PANORAMASPORT.AL

Teilen: