Debutim ëndrra për mesfushorin italian, Sandro Tonali, i cili u transferua me bujë nga Milani drejt Njukastëllit. 23-vjeçari ka shënuar golin e parë për bardhezinjtë në këtë sezon të Premier Ligës, teksa Njukastëlli mposhti me rezultatin 5-1 Aston Vilën në javën e parë.
Me një veprim të bukur akrobatik brenda zonës, Tonali arriti të zhbllokonte sfidën në minutën e 6-të, ndërkohë që miqtë gjetën baraspeshën e përkohshme në minutën e 11-të me Diabi.
Më pas ishte radha e vendasve të Njukastëllit për të realizuar edhe katër gola të tjerë. Ishte sulmuesi Isak që në minutën e 16-të realizoi golin e dytë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1. Në fragmetin e dytë të lojës Njukastëll shënoi edhe 3 herë, fillimisht Isak në minutën e 58-të, për të vijuar më pas mes Uilson në minutën e 77-të dhe Barnes në minutën 90+1. Duelin e radhës skuadra e Tonalit do e luajë në transfertë ndaj Mançester Sitit, ndërkohë që Aston Vila pret Evertonin.
Newcastle [1] – 0 Aston Villa – Sandro Tonali 6′
Tonali scores after 6 minutes in the premier league
What a goal#PremierLeague pic.twitter.com/X4DCVONlBw
— LOLatMyTweet (@FunnyAgent007) August 12, 2023
PANORAMASPORT.AL