Në vazhdën e të gjitha operacioneve të merkatos që prekin repartin ofensiv, drejtuesit zikaltër duhet të bëjnë llogaritë edhe me Hoakin Korrean. Argjentinasi nuk është në planet e klubit, por ofertat e munguara për të mund të bëjnë që të vazhdojë të qëndrojë në Milano.
“Tuku” nga ana tjetër u ka shprehur dëshirën e tij drejtuesve për të vazhduar aventurën me skuadrën zikaltër, një vendim për të cilin nuk do të ishte kundër as Simone Inzagi, që vazhdon të ketë besim te sulmuesi, pavarësisht sezoneve të dobëta. Ngelet ende për t’u parë e ardhmja e Korreas, që gjithsesi po kushtëzon merkaton në hyrje të sulmuesve dhe emrat që po vëzhgohen.
PANORAMASPORT.AL