• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Starton sezoni i Barcelonës, Ter Shtegen: Do të synojmë Champions-in

13/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri gjerman është gati të fillojë sezonin e tij të dhjetë si lojtar i Barçës dhe ka folur me mediat e klubit për të rishikuar aventurën e tij të gjerë në Barcelonë, si dhe lajmet e skuadrës që e mirëpriti një dekadë më parë pasi shkëlqeu në Gladbah.

ter shtegen

“E pranoj se isha komod në Gladbah, por dëshiroja një sfidë të re, dëshiroja të dilja nga zona e rehatisë dhe kështu zgjodha Barcelonën. Nuk pendohem për zgjedhjen time, sepse jam i lumtur. Qëllimi im është të mbaj portën e pastër gjithnjë. Unë dua të jem në 100% dhe do të preferoja gjithnjë një fitore 1-0 sesa një fitore 5-4”, ka deklaruar një ndër kapitenët e Barcelonës.

I pyetur për trofetë që i jep përparësi në nisje të sezonit të ri, Ter Shtegen nuk tërhiqet, por pranon se “gjëja e bukur është të mos ndalosh së fituari tituj”. Edhe pse është i vetëdijshëm se “në dy vitet e fundit nuk e kemi përballuar si duhet Ligën e Kampionëve. Ndaj duhet të mendojmë që të bëjmë një hap përpara në këtë drejtim. Champions-i duhet të jetë një objektiv madhor për ne. Duhet të tregojmë se jemi një nga skuadrat më të mira në botë”, tha ai.

Gjermani ka folur edhe për portierët më të mirë sipas tij. “Unë zgjedh Kurtuanë, Edersonin dhe Aleks Remiron”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kepa drejt Realit, Chelsea kthen në Angli portierin që shkroi historinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.