Tuesday, 24. March 2026
Sport

VIDEO/ Blerjet e reja shkëlqejnë me gol, Milani fiton në miqësoren e fundit përpara startit të kampionatit

GS 13/08/2023 1 Min. Lesezeit

Milani e ka mbyllur me fitore fazën përgatitore para startit të kampionatit, me kuqezinjtë që kanë mundur me rezultatin 4-2 skuadrën e Novarës.

milan

Dy golat e parë erdhën nga blerjet e kësaj vere, Samuel Çukvueze dhe Noah Okafor, ndërsa dy të tjerët u shënuan nga Kalabria dhe Kolombo.

Duket se Pioli e ka gati skuadrën për startin e kampionatit, me ndeshjen e parë të Serisë A që kuqezinjtë do ta luajnë përballë Bolonjës më 21 gusht.

REZULTATI:

MILAN 4-2 NOVARA

Çukvueze 9’, Okafor 15’, Kalabria 55’, Kolombo 89’ / Korti 31’, Prineli 82’

PANORAMASPORT.AL

Teilen: