Tuesday, 24. March 2026
Sport

Benjamin Pavard kërkon me çdo kusht largimin nga Bayern Munich

GS 14/08/2023 1 Min. Lesezeit

Benjamin Pavard nuk ndërron mendje. Mbrojtësi francez dëshiron të largohet nga Bayern Munchen për të nisur një tjetër aventurë në karrierë.

27-vjeçari ka edhe një vit kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman. Që në mungesë të rinovimit do të detyrohet ta shesë.

Pavard është pjesë e kampionëve të Gjermanisë prej verës së vitit 2019. 49 ndeshje dhe 3 gola numëron me Francën, Kombëtare me të cilën fitoi Botërorin Rusi 2018.

“Xholi” i prapavijës (luan në qendër dhe të djathtë) kërkohet nga Manchester United. Me trajnerin Ten Hag që e cilëson si zëvendësuesin perfekt të Harry Maguire (West Ham).

Shtypi anglez shkruan se oferta e parë e United është refuzuar nga drejtuesit e Bayernit, që kërkon rreth 35 mln euro për ta lënë të lirë.


Teilen: