Mbrojtësi 18-vjeçar, Xhakomo Stabile, me siguri nuk ka për ta harruar kurrë, përballjen e sotme miqësore ndaj Egnatias.

Për të ishte debutimi me fanellën e ekipit të parë të Interit, teksa arriti të realizonte edhe golin e katërt në triumfin 4-2 që skuadra e Inzagit arriti ndaj skuadrës shqiptare. Në prononcimin pas këtij duele, Stabile shprehet se debutimi ndaj Egnatias është një ëndërr e përmbushur për të dhe goli i shënuar ia shton edhe më tepër bukurinë. Ai tregon se model ka Bastonin dhe Van Dajkun.
“Ishte një ëndërr të debutoja në këtë ndeshje. Për më tepër, edhe të bëja gol. Është vërtetë një ëndërr. Nuk kam fjalë. Me siguri që kam shumë për të përmirësuar. Sidomos në aspektin mbrojtës, në lojën një kundër një. Model kam Bastonin, që e shoh përditë dhe Van Dajkun”, është shprehur Stabile.
PANORAMASPORT.AL